E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Ishte nisur për në punë, gjendet pa jetë në makinë 47-vjeçari në Korçë

Një 45 vjeçar i identifikuar si Cenlik Melcellari është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Nga këqyrja fillestare e trupit të viktimës nga ana e ekspertëve të kriminalistikes nuk janë vërejtur shenja dhune.

Grupi i hetimit ka bërë këqyrjen e mjetit si dhe vendit të ngjarjes madje ka marrë disa gjurmë gishtash por për momentin policia nuk ka bërë asnjë koment për shkakun e vdekjes së 45 vjeçarit.

Përgjigja përfundimtare sipas policisë lokale do të jepet nga ekspertiza mjekoligjore për të mësuar më tepër për shkakun e vdekjes së tij.

45 vjeçari mëngjesin e sotëm ka çuar bashkëshorten e tij në punë ndërkohë që pak dihet për lëvizjet e 45 vjecarit.

Ajo çfarë mësohet është se ka qenë bashkëshortja e Cenlik Melcellari ajo që i ka telefonuar disa herë dhe pasi nuk ka marrë përgjigje ka lajmëruar të afërmit e saj e policinë.

45 vjeçari është gjetur i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në ish tokat e ndërmarrjes bujqësore, në afërsi të rrugës nacionale që lidh Korçën me Bilishtin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›