E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas kalimtaren, humb jetën 65 vjeçarja në aksin rrugor Lushnjë-Berat

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 65 vjeçare ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Hatie Topi ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë kur u përplas për vdekje nga një automjet Audi A6 me drejtues një 46 vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit  u vetëdorezua ne komisarjatin e Lushnjës.

Shkak i aksidentit dyshohet se u bë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi:

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›