E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren/ Kavajë, humb jetën 82 vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Rrogozhinë ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ndodh në fshatin Sinaballaj ku një shtetas 58 vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar këmbësoren 82 vjeçare.

Për pasojë, e moshuara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›