E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren në Bulqizë, humb jetën 59 vjeçarja

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë.

Shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›