E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren në Pogradec

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Pogradec.

Makina ka përplasur një këmbësore, rreth 73 vjeçe. Sipas njoftimit zyrtar, e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:00, në  rruga e Drilonit, në  Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të  përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›