E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen tre të kërkuar në Dubai, morën pjesë në vrasjet e bandave të Elbasanit, ndihmuan Talo Çelën

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara arabe kanë arrestuar tre shqiptarë të akuzuar si të përfshirë në krime të rënda, si anëtarë të bandës famëkeqe të të shumë kërkuarit Talo Çela.

Prangosja e tyre është realizuar me qëllim ekstradimin në vendin tonë në mënyrë që të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Ervis Daka, i lënë në arrest me burg, akuzohet se ka informuar personat që kanë tentuar të vrasin 28-vjeçarin Kei Piku si dhe ka siguruar kushtet për vrasjen e Arjan Spahiut. 38-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka strehuar dhe ka ndihmuar që të fshihet Talo Çelën.

Në pranga është vënë dhe Maksim Koçi, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjet e Klevis Kapllanit dhe të një tjetër personi. Gjithashtu sipas SPAK ai besohet se ka siguruar kushtet për vrasjen edhe të dy personave të tjerë.

Personi i tretë që pritet të ekstradohet në Shqipëri është Ado Xhika, i cili ka gjithashtu ka ndihmuar në fshehjen e Talo Çelës.

Pak ditë më parë nga Dubai u ekstradua Florenc Çapja, një tjetër emër i njohur i botës së krimit, i cili prej shumë vitesh ishte në kërkim i akuzuar për vrasje dhe krime të tjera të rënda./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›