E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë në vend gruaja

Një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësore në afërsi të fshatit Lumalas, në aksin Korçë-Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë në vend.

Bëhet fjalë për një grua ndërsa nuk bëhet ende I ditur identiteti I saj dhe I drejtuesit të automjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›