Makina përplas këmbësorin, vdes 46-vjeçari
LIBRAZHD- Një këmbësor ka gjetur vdekjen, pasi e ka përplasur një automjet teksa ka qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku automjeti me targë AP 794 ME me drejtues shtetasin Feim Bogdani, 71-vjec nga Prrenjasi ka përplasur këmbësorin Fatmir Kala, 46-vjeç me banim në Librazhd. Ai është transportuar për në spital, por sipas mjekëve nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit. Ende janë të paqarta shkaqet e këtij aksidenti. Policia ka ngritur akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë shoferi ka dëshmuar se këmbësori i ka prerë rrugën.