Makina përplas motoçikletat, 2 vdesin, 2 plagosen

Foto Ilustruese
LUSHNJE- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Karbunarë të Lushnjes. Dy persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur pasi një makinë u përplas me dy motoçikleta.
Sipas të dhënave paraprake drejtuesi i automjetit me targë AA 310 EL, tip Audi pasi ka përplasur motoçikletat është larguar nga vendi i ngjarjes. Në dalje të fshatit Karbunarë makina ka rënë në një kanal, aty e ka braktisur duke u larguar për t’i shpëtuar policisë.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave dhe të plagosurve. Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe zbardhjes së plotë të dinamikës së ngjarjes.