Nishani vesh kangjellat me postera të mos e shikojnë si ecën!
Këto janë kangjellat e derës së Presidencës. Prej ditës kur Nishani është bërë president, stafi i tij ka veshur derën dhe kangjellat me postera për të mos u dukur hyrja e Presidentit në zyrën e tij. Edhe pse do të ishte normale që Presidenca të ndërtonte një ashensor, apo shkallë të lëvizshme për presidentin për shkak të sëmundjes, ata kanë zgjedhur formën më primitive, ta fshehin ecjen e presidentit nga publiku, duke veshur derën e presidencës me postera. E gjithë kjo vetëm sa u kujton gjithë qytetarëve ku është problemi.
