E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorrin në Elbasan, rëndë çifti i bashkëshortëve

aksident_motorri1Elbasan- Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur sot në një aksident automobilistik në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Policia tha se në aksident është përfshirë mjeti tipBenz me targa El 0363 C me drejtues Dorian Elezin, i cili ka përplasur motorrin me targa El 224 B që drejtohej nga Ndriçim Zavalina 57 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja e tij Burbuqe Zavalina vjeç 49.

Mësohet se të dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›