Makina perplas te miturin ne rruge
Lac - Nje aksident i rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne lagjen numer 4 te qytetit te Lacit me pasoje plagosjen e nje te mituri ne rruge. Ka qene ora 15:20, kur 11-vjecari Napolon M., eshte goditur nga nje veture i drejtuar nga Lorenc Rica, i cili pas ngjarjes eshte vetedorezuar ne polici. Burime zyrtare te policise vendore thane se vogelushi i ka prere rrugen mjetit ne momentin e perplasjes, ndersa pritet te percaktohet shpejtesia me te cilen levizte makina ne momentin e aksidentit.