Plagosi per lojen, pranga 31-vjecarit
Shijak- Policia e Shijakut ka arrestuar dy persona te akuzuar per plagosje te rende dhe armembajtje pa leje. Burime zyrtare thane dje se 31-vjecari Fredi Domi, banues ne Metallas te Maminasit, u arrestua pasi mbremjen e kaluar plagosi rende, me bicak, V. S. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ndodhi pas nje konflikti te castit ne nje fushe minifutbolli ne fshatin Koxhas. Mesohet se i plagosuri ndodhet ne gjendje te rende ne sptalin rajonal te Durresit. Por, pak ore pas arrestimit te 31-vjecarit Domi, ne pranga ra dhe 40-vjecari Pjeter Preci, lindur dhe banues ne fshatin Sukth, pasi gjate nje kontrolli ne banesen e tij, policia gjeti dhe bllokoi nje arme zjarri automatik, dy kreher me 60 fisheke te kalibrit 7.62 mm dhe nje arme gjahu cifte, qe te gjitha pa leje. Mesohet se 40-vjecari dyshohet te kete kanosur bashkeshorten dhe vjehrrin e tij per motive te dobeta.