E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas turmën në Gjermani, 28 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë

Të paktën 28 ​​persona janë plagosur në Gjermani pasi një automjeti përplasi turmën e njerëzve në qytetin e Mynihut.

Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist ka thënë kryeministri i Bavarisë, Markus Söder.

Shoferi drejtoi makinën me shpejtësi qëllimisht mes një turme njerëzish që ishin mbledhur për protestë.

Autori, i cili është identifikuar si një 24-vjeçar nga Afganistani azilkërkues në Gjermani, u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Ai kishte precedent të mëparshëm që lidheshim me drogën dhe vjedhjet./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›