E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me motorin në Kavajë, një i vdekur

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm, 31 gusht, në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, në Kavajë, duke shënuar një viktimë.

Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, ku drejtuesi i automjetit, C. N. u përplas me një motor që drejtohej nga 49-vjeçari L. A., 49 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendin e ngjarjes 49-vjeçari.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›