Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare është paraqitur këtë të hënë (31 gusht) në Prokuroriunë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tare akuzohet për pastrim parash në dosjen “Balluku”.
Më 30 qershor GJKKO rrëzoi ankimin e paraqitur nga Tare duke lënë në fuqi vendimin për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj një vile 2-katëshe, e cila sipas autoriteteve rezulton të jetë në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Më herët Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron ndaj vilës 2-katëshe në Gjilekë Dhërmi, nën dyshimin se ndodhej në pronësi indirekte të Ballukut.
Sipas hetimeve, dyshohet se pasuria është përfituar në këmbim të favorizimit të një operatori ekonomik në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol sh.a., ndërsa janë konstatuar edhe veprime fiktive për fshehjen e origjinës së saj.
/rtsh.al/