E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina po lëvizte mbrapsht, përplaset pë vdekje e moshuara në Devoll

Një 85 vjeçare ka hmbur jetën në Devoll.

Policia njofton se e moshuara është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 49-vjeçari, i cili ka qenë duke lëvizur mbrapsht.

“Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›