Finiq 10 vjet germime nga ekspedita italo-shqiptare
21/09/2010Nxirren ne drite monumente te ndryshme
SARANDE - Ekspedita e perbashket italo-shqiptare ka plotesuar 10 vjet germime ne sitin arkeologjik te Finiqit. Ajo nisi ne vitin 2000 dhe eksperienca e ketij bashkepunimi ne nje projekt te perbashket arkeologesh dhe studiuesish shqiptare dhe italiane u promovuan ne nje takim te mbajtur ne mjediset e Hotel Butrinti. Shpresa Gjongecaj drejtores per palen shqiptare te kesaj ekspedite njeheresh dhe drejtore e Institutit te Arkeologjise thote se germimet kane nje bilanc te pasur objektesh dhe nxjerrje ne drite te monumenteve te shumta si ne akropol edhe ne nekropolin e qytetit. Duke folur per historikun e germimeve ne Finiq Gjongecaj ka vene ne dukje veshtiresite qe jane hasur gjate punimeve ne kete sit nga fakti qe aty terreni per nje kohe te gjate ishte ne perdorim te ushtrise ne periudhen para 90. Sipas saj arritjet e punes 10-vjecare kulmojne me daljen ne drite teresisht te teatrit antik. Ne simpoziumin kushtuar 10 vjeteve germime ne Finiq foli edhe akademiku italian prof. Sandro de Maria zevendeskryetar i akademise italiane te shkencave dhe pedagog ne Universitetin e Bolonjes dega e arkeologjise. Prof. Muzafer Korkuti veteran i arkeologjise shqiptare solli perjetime nga fillimet e ketij bashkepunimi nderkohe qe Enriko Xhorxhi prezantoi rezultatet e germimeve me te fundit si dhe per gjurmet e zhvillimeve kulturore ne Foinike. Finiqi me emrin e lashte Foinikia njihej ne lashtesi si kryeqender e Kaoneve ndersa ne shekullin III-te u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit. Sipas studiuesve Foinikia ka qene qyteti me i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashte ngrihej ne nje koder ne formen e nje anijeje te permbysur ndersa fshati i sotem ndodhet ne rreze te kesaj kodre. Ne zonen e Akropolit qe ne periudhen bizantine u shnderrua ne baptister kohe me pare u zbulua nje thesar i vogel. Po ashtu ne Finiq u zbulua nje teater me kapacitet te madh si dhe jane gjendur tri cisterna qe i perkasin periudhes midis shekujve te V-te dhe te III-te para Krishtit. T. Skuqi