E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina shtyp 20-vjecarin, arratiset shoferi

Goditet per vdekje nga nje makine dhe lihet ne mes te rruges nje i ri ne qytetin e Fierit. Policia e ka cilesuar si nje aksident te qellimshem ne hetimet e saj paraprake dhe ngriti postblloqe te shumta ne hyrje e dalje te qytetit. Viktima eshte identifikuar si 20-vjecari Marius Krasniqi, banues ne kete qytet, i cili ecte ne kembe ne rrugen qe te con per ne stacionin e trenit. Autori nuk eshte identifikuar, ndersa mesohet se drejtonte nje autoveture tip "Benz" qe eshte larguar me shpejtesi pas ngjarjes. Deshmitaret nuk kane mundur te shohin dot as targat per shkak te erresires, ndersa salla operative eshte njoftuar rreth ores 21:50 te mbremjes. Ne vendngjarje ka mberritur policia e qarkullimit qe nisi hetimet ndersa jane kryer kontrolle ne disa akse dytesore. Megjithe krefjen e zones nuk eshte bere e mundur qe drejtuesi I mjetit te kapet, kurse trupi i viktimes eshte derguar ne morg.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›