E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Ulni numrin e aksidenteve

Hapja e sezonit turistik ne vend, ka bere qe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, te zhvilloje ne daten 3 maj, nje takim me drejtuesit e policise rrugore te te gjitha qarqeve, si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Ministri ka terhequr vemendjen per kontrollin dhe menaxhimin e trafikut me rastin e ardhjes se emigranteve, per shkak te sezonit te pushimeve verore. Gjate takimit, ministri i Brendshem, ka deklaruar qe viti 2008 duhet te shenoje aksidente me pak nga ai 2007. "Nuk dua te ndalem te sukseset dhe rezultatet e mira edhe pse ka shume te tille. Viti i kaluar ishte shume problematik dhe nuk dua t'i shmangemi realitetit te hidhur me problemet e infrastruktures apo edhe ato te njerezve. Prandaj kam kerkuar qe viti 2007 te arkivohet. Gjate ketij viti kerkoj nje reagim ndryshe", ka thene ai me vartesit. Dhe per te perforcuar kete vendim, kreu i dikasterit eshte shprehur se ekzistojne te gjitha mundesite per nje situate shume te ndryshme, por ashtu kapacitetet profesionale per menaxhim me te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›