Makinat hibride dhe planet për të ardhmen

/* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} p.MsoBodyTextIndent2, li.MsoBodyTextIndent2, div.MsoBodyTextIndent2 {mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-link:"Body Text Indent 2 Char"; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; text-align:justify; text-indent:.5in; line-height:200%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:16.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ; mso-bidi-font-weight:bold;} span.BodyTextIndent2Char {mso-style-name:"Body Text Indent 2 Char"; mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-locked:yes; mso-style-link:"Body Text Indent 2"; mso-ansi-font-size:16.0pt; mso-ansi-language:SQ; mso-bidi-font-weight:bold;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} --> /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Konkurrenca për të prodhuar automjete me rendiment sa më të lartë ka
hyrë në një fazë të re tani që kompania General Motors njoftoi se makina e saj
e re elektrike e tipit hibrid do të harxhojë
vetëm 1 litër për 100 kilometra. Analistët thonë se interesimi i ri për
automjetet pa ndotje dhe që kursejnë benzinë ka hapur mundësi të shumta për
prodhuesit. Një kompani e vogël në Kolorado ka besim se me novacionet e saj do
të arrijë të çajë në tregun e ri.
General Motors bëri bujë me
njoftimin se makina e saj e re elektrike Chevy Volt, do të ketë një rendiment
prej rreth 97 kilometra për litër.
Shefi Ekzekutiv i kompanisë, Fritz Henderson beson se makina e re hibride do ta
nxjerrë përsëri kompaninë me fitim.
"Një makinë me një rendiment të tillë, mund dhe do të jetë një pikë kthese
për ne." - thotë ai
"Chevy Volt" që është aktualisht në prodhim, pritet të hidhet në treg
në vitin 2010. Analistja Rebecca Lindland thotë se automjeti i ri do të jetë me
shumë rëndësi për firmën:
"Ka shumë rëndësi që ata të qëllojnë në shenjë sepse me këtë makinë lidhet
reputacioni i tyre."
Por firma GM do të ketë shumë konkurrencë. Vitin tjetër Nissan-i japonez pritet
të nxjerrë në treg makinën "Leaf" që është krejt elektrike. Edhe Honda pritet të hedhë në treg hibridin "Insight."
Ndonëse ato nuk konkurrojnë dot me rendimetin e Voltit, çmimi prej 10-15 mijë
dollarësh më pak mund të tërheqë më shumë klientë.
Konkurrencë ka edhe brenda Amerikës.
Coda, një kompani e re në Kolorado, po reklamon një makinë të re që mund të
ruajë shpejtësinë prej 130 kilometra në orë për më tepër se 160 kilometra pa
përdorur fare benzinë.
Për të nxitur prodhimin, kompania ka marrë 45 milion dollarë fonde nga programi
i stimulimit.
Guvernatori i Kolorados Bill Ritter ishte mes të parëve që e provoi makinën e
re.
"Kjo është kompania e parë në Kolorado së cilës qeveria i ka dhënë garanci
kredie dhe kjo do të thotë se ata kanë besim te ky koncept."
Kompania shpreson të hedhë në prodhim këtë vit 20 mijë makina të tilla që
punojnë me bateri.
Guvernatori Ritter thotë se me një çmim prej 35 mijë dollarësh, Coda nuk
prodhon gazra dhe kërkon vetëm 6 orë për t'u ngarkuar.
"Pasi e parkon makinën në garazh, fut kabllin në prizë dhe energjia që
mund ta marrësh nga panelet diellore ose nga turbina me erë ngarkon baterinë.
Në këtë mënyrë, kjo makinë funksionon pa asnjë lloj ndotjeje."
Por analistët thonë se me kaq shumë makina të tilla që përpiqen për vemendje,
automjetet e gjelbëra janë vetëm një pjesë e zgjidhjes për industrinë e
automobilëve e cila vazhdon të jetë në gjendje të vështirë.
Pas rënies së madhe të shitjeve, General Motors ka vënë në shënjestër një
tjetër treg të ri duke hartuar plane për ndërtimin e një makine të vogël që do
të kushtojë rreth 4 mijë dollarë.
Ende nuk dihet nëse kjo makinë e lirë do të shitet në Amerikë. //mm//