Një tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë
Një tërmet i fuqishëm tronditi mbrëmë pak përpara mesnatës Shqipërinë. Sipas shërbimit sizmiologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23.49 minuta dhe goditja ka qenë 5.4 gradë të shkallës Richter me intensitet 7 ballë në epiqendrën e tij që ka qenë fshati Gjoricë në zonën e Dibrës në verilindje të Shqipërisë. Lëkundjet janë ndjerë të fuqishme dhe në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para tërmeti ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale. Autoritetet vendore të Dibrës kanë njoftuar shembjen vetëm të dy shtëpive por pa shkaktuar dëme në njerëz. Ato kanë konfirmuar megjithatë se banorët e fshtarave pranë epiqendrës janë përfshirë nga paniku dhe për një kohë të gjatë pas tij kanë qëndruar jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës së përsëritjes se tërmetit e duke qene se ne disa prej shtepive ka patur krisje te mureve.
Lëkundja e parë e cila ka zgjatur për afër 15 sekonda, është pasuar nga lëkundje të tjera të paktën deri në orën 2 të mëngjesit. Shërbimi sizmiologjik ka regjistruar të paktën edhe 60 lëkundje të tjera intensiteti i së cilave ka ardhur në rënie.//kk//