E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Janë përplasur dy mjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona drejtues të mjeteve. 

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. 

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksident. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›