E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks i shtuar në pikat kufitare pas festave të fundvitit

Pas përfundimit të festave të fundvitit, pikat kufitare të vendit po përballen me fluks të shtuar lëvizjesh, kryesisht në dalje, pasi emigrantët po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 9,695 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2,147 në hyrje dhe 7,548 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 3,071 mjete, ku 626 në hyrje dhe 2,445 në dalje.

Aktualisht, pala shqiptare po punon me 7 sportele, nga të cilat 4 në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke ka në funksion 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 445 shtetas, prej të cilëve 91 në hyrje dhe 354 në dalje. Sa i përket mjeteve, janë regjistruar 214 lëvizje, me 47 mjete në hyrje dhe 167 në dalje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›