E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi konfiskohen pasurite e bandave kriminale dhe te familjeve te tyre

Ligji i ri penal eshte miratuar para nje viti dhe ka nisur te aplikohet vetem pas kritikave te shumta te qarqeve perendimore per mungese lufte te mirefillte kunder kriminalitetit dhe korrupsionit ne Mal te Zi. Per te ndihmuar autoritetet malazeze ne Podgorice kane ardhur edhe eksperte amerikane per lufte kunder droges. Kjo beri qe te ngrihet edhe aktpadia e pare kunder bosit te heroines Safet Kaliq dhe bashkeshortes dhe vellaut te tij. Nderkohe qe aktpadia eshte ngritur edhe kunder Dushko Shariqit vellait te bosit te kokaines Darko Shariq si dhe partnerit te tij afarist Jovica Loncar. Ata dyshohen per larjen e parave te pista ne vlere prej rreth 30 milione euro te fituara nga shitja e droges.

Pasuria e krimineleve me shume se 100 milione euro Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mali i Zi - ngjyre ari por teper kriminele.

Por pasuria e tyre ne Mal te Zi llogaritet me me shume se 100 milione euro. Ata kane me qindra hektare toke objekte afariste objekte banimi hotele dhe diskoteka shume te bukura dhe aksione ne sipermarrjet e shtetit. Per pasurine e konfiskuar te klaneve Shariq dhe Kaliq do te kujdeset tani drejtoria per pasurine shteterore ne Mal te Zi respektivisht ekipet e specializuara qe merren me keto pune.

Ish ministri i Drejtesise ne Mal te Zi Dragan Shoq thote se procedura e konfiskimit te pasurise do te zgjase me muaj te tere sepse gjykatat duhet te deshmojne se kjo pasuri me te vertete eshte arritur permes aktiviteteve kriminale dhe puneve te pista. Per Deutsche Wellen ai thote se eshte shume me rendesi qe ligji te aplikohet edhe ndaj anetareve te familjeve te krimineleve.

bdquoMasat tani po aplikohen ndaj shume personave. Duhet shikuar se cfare ka bere Serbia kur eshte ne pyetje pasuria e Shariqeve por edhe ne rastet e meparshme pohon Shoq.

Duhet shikuar pervojat e Serbise Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Millo Gjukanoviq dhe Igor Llukshiq eshte i perzier edhe shteti ne kriminalitet

Pervoja e Serbise ka deshmuar se per luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar nuk mjafton vetem denimi me heqje lirie i krimineleve dhe anetareve te bandave ne qofte se nuk behet konfiskimi i pasurise se tyre. Organizatat kriminale e shtojne influencen e tyre ekonomike dhe politike pikerisht permes parave dhe pasurive. Per shembull hotelet e Safet Kaliqit i cili ne Mal te Zi deri vone eshte trajtuar si nje biznismen i shquar jane hapur prej ministrave ne kabinetin qeveritar te Millo Gjukanoviqit. Prej 4 gushtit Kaliqi kerkohet prej Interpolit nderkohe qe Darko Shariqi kahere eshte ne listen e te kerkuarve.

Autoritetet e Malit te Zi tani po perpiqen te bindin Brukselin se jane duke luftuar ne menyre te denje kriminalitetin me qellim qe te fillojne negociatat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Shefi i Keshillit per buxhet dhe financa ne Kuvend Aleksandar Damjanoviq thote se Mali i Zi e ka te qarte se cfare duhet te beje bdquoNe nuk duhet te presim qe dikush te na shtyje drejt Evropes. Duhet te shkojme vet ne kete drejtim. Ne po perpiqemi qe kete ta bejme me vepra dhe me sjellje te pergjegjshme ndaj obligimeve qe kemi.

Damjanoviq pohon se vullneti dhe gatishmeria e autoriteteve malazeze me se miri mund te deshmohen me vazhdimin e luftes kunder boseve te krimit te organizuar. Tani duhet shikuar aktivitetet e paligjshme qe jane bere ne privatizimin e kombinatit te aluminit ne Podgorice dhe fabrikes se metaleve ne Nikshiq.

Autor Mustafa Canka / Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›