Mal i Zi zbulohet rrjeti i gladiatoreve te mitur
Autoritetet malazeze kane zbuluar nje rrjet kriminal ruso-serb i cili organizonte dyluftime ilegale trup me trup me femije te moshes nga 7 ne 12 vjec.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase sipas te cilave nga aktiviteti ne fjale grupet kriminale kane fituar miliona euro per shkak te basteve te shumta.
Sipas burimeve dyluftimet e gladiatoreve te mitur behen ne vende te ndryshme te rajonit si ne Serbi Mal te Zi Bosnje dhe mbikeqyren rreptesisht nga boset e krimit ne menyre qe te mos zbulohen.
Keta te fundit organizojne gjithashtu transmetimin e ndeshjeve ne internet ku dhe vihen nje mori bastesh qe u sjellin atyre fitime marramendese.
Pagesa e parave te basteve behet nepermjet kompanive te ndryshme llogarite e te cilave jane shume te veshtira per tu zbuluar.
Organizatoret gjejne femije nga vendet e varfera kryesisht jetime te pastrehe dhe ata qe shiten nga prinderit e tyre.