E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Prishtina po shtyn qellimisht dialogun

Presidenti serb Boris Tadic ka akuzuar Prishtinen zyrtare se po shmang qellimisht dialogun me Beogradin.

Kjo eshte me se e qarte ndryshe dialogu do te kishte filluar ka deklaruar Tadic ne nje interviste per nje te perditshme lokale.

Tadic eshte shprehur se nuk i intereson forma e bisedimeve dhe se eshte i gatshem qe te trajtoje ceshtjet qe shqetesojne popullin e Kosoves me qellim zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.

Ne deshirojme te zgjidhim konfliktin historik te serbeve dhe shqiptareve. Ne kerkim te nje kompromisi jemi te gatshem te bisedojme me shqiptaret per te gjitha problemet qe i shqetesojne ata ka pohuar Tadic.

Ai ka shtuar me tej se fillimisht palet duhet te presin qe dialogu te jape rezultatet e tij dhe me pas te vleresohet nese eshte punuar mire apo keq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›