E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaga kërkon dyshen sulmuese të Chelseat

Derisa Chelsea po synon ta përforcoj sulmin me Wayne Rooneyn ose Samuel Eto’o, skuadrat tjera po synojnë të marrin sulmues nga Chelsea.

Sipas gazetës spanjolle Marca, skuadra e Malagas po tenton t’i marr Chelseas Romelu Lukaku. Por, nëse ekipi londinez nuk e liron atë, atëherë opsion i dytë për trajnerin Bernd Schuster mbetet Demba Ba.

Përveç Malagas, interesim për dyshen e ekipit nga Premierliga ka shprehur edhe Valencia. Ndërkohë, për Demba Ba po kërkohet edhe nga Roma e West Ham./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›