Reali nxjerr në shitje fanelën e Bale

Real Madrid nxjerr në shitje fanellën me numër 11 të Gareth Bale, edhe pse zyrtarizimi i transferimit nuk ka ardhur ende. Gafa ka qënë e klubit madrilen, që në dyqanin online në faqen e tij në internet, ashtu siç mund ta shihni edhe në foton e mësipërme, ka vënë mes shumë fanellave të tjera edhe atë të uellsianit 24-vjeçar.
Kalimi zyrtar i Bale nga Tottenham te Real Madrid është thjesht çështje orësh por kjo mund të quhet gafë në kuptimin e plotë të fjalës. Në pak minuta faqja ra nga ngarkesa e tepërme, ndërsa tani është e paarritshme nga askush./indeksonline/