E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Berisha heq Gardën ngaBlloku, e ruajti gjatë tetë viteve

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Pas 68 vjetësh, nuk do të ekzistojë më Blloku te Plazhi i Durrësit. Sipërfaqja prej gati 3 hektarësh e gjysmë nuk do të ruhet më nga ushtarakët e Gardës së Republikës, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në mbledhjen e djeshme të tij.

Në bazë të këtij akti, është vendosur heqja nga lista e inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës, reparti 322, Grupi Durrës, të sipërfaqes prej 33.838 metrash katrorë, të ndodhur në zonën kadastrale 8518, Durrës.

Ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë janë ngarkuar të ndjekin procedurat për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi vetëm pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Që nga viti 1945, ky truall ka mbetur i rrethuar nga Garda. Më parë në të pushonin VIP-at e regjimit të kaluar, por edhe pas vitit 1991, me përjashtim të disa objekteve, që mbetën brenda rrethimit, të cilat u privatizuan, Garda mbajti nën kontroll vilat në të, që u trajtuan si pronë e shtetit. Berisha dhe VIP-at e mazhorancës së djathtë nuk ndryshuan situatën, me ardhjen e tyre në pushtet, në vitin 2005.

Tani, ata po largojnë shtetin nga trualli dhe çdo tentativë e mundshme për të rikthyer pronësinë e tij këtu do të konsiderohej si një përpjekje për të rikthyer “Bllokun”, që do të përdorej si argumend në mbështetje të kritikave që Berisha u bën kundërshtarëve të tij, fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit 2013, sëi “neobllokmenë”.

Garda do të vijojë të mbajë nën kontroll të gjitha zonat e tjera, të trajtuara si pronë e shtetit, ku përfshihen vilat e Dajtit, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 60 hektarësh zonë malore; ato të Vlorës, si dhe repartet në Linzë, Vaqar e pikën e stërvitjes në Mullet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›