E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj: Fond prej 6,3 miliardë lekësh për Bonusin e Pranverës për pensionistët

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në një mbledhje të posaçme Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministri i Financave Petrit Malaj, u shpreh sot se u miratua krijimi i llogarisë speciale me një fond prej 6,3 miliardë lekësh për Bonusin e Pranverës për pensionistët.

Malaj tha se ky akt sjell më shumë mbështetje për të gjithë pensionistët.

“Me Bonusin e Pranverës do të përfitojnë 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë”, theksoi Malaj në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›