Malaj: Ja arsyet pse tërhiqem nga gara

Deputeti i PS-së Arben Malaj në një konferencë për shtyp ka treguar arsyet e tij për tërheqjen nga gara për kreun e PS-së. Sipas tij , vendimi për tërheqjen është marrë në momentin kur konstatoi se Kongresi, nuk arriti të përmushte qëllimet për të cilat u organizua mbajtja e tij. Sipas Malaj disa nga arsyet e tërheqjes nga gara janë: se në PS nuk ka vend për një debat, nuk u bë analiza se përse PS-ja humbi zgjedhjet e 28 qershorit.
"Shpresova shumë që Rama do të mbante përgjegjësinë për të mos rikandiduar si një standard që duhet të funksionojë brenda Partisë Socialiste. Theksoi Malaj duke shtuar se
fjala e Ramës në Kongres nuk kishte asnjë reflektim dhe asnjë mundësi për bashkëpunim dhe nuk u bë një vlerësim për kolegët që kanë mendim ndryshe por që kanë kontibuar në PS-së.
Gjithashtu Malaj ka sqaruar edhe pozicionin e tij politik në PS-së duke shtuar se kontributet e tij politike nuk mbarojnë këtu dhe se ai do tëjetë një zë ndryshe kundër zërave përçarëse në Partinë Socialiste.
"Tërheqja ime është një tërheqje nga një mjedis që kërkon të krijojë një garë të rënduar konkurrimi" theksoi Malaj duke shtuar se i bën thirrje kolegëve të tij të bëjnë një opozitë sa më të fortë.