E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi:Bojkoti për Kuvendin, i panevojshëm

Deputeti i PS-së Ben Blushi e ka cilësuar si të panevojshëm bojktotin e PS-së për t'u mos futur në Parlament.
"Nëse Partia Socialiste ndodhet brenda sallës së Kuvendit ka mundësi praktike për të shkaktuar zgjedhjet e parakohshme u shpreh Blushi duke shtuar se arsyet e Ramës për të bojkotuar Kuvendin janë vetëm personale.
Blushi gjithashtu ka ritheksuar edhe një herë se Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste nuk ishte transparent dhe në kongres u vodh qëndrimi për zgjedhjet.
"E majta do të dështoj nëse nuk do ketë një ide por do të drejtohet vetëm nga një person i vetëm" theksoi Blushi. Sipas tij Kongresi duhet të mblidhej për të mbajtur një qëndrim në raport me zgjedhjet e 28 qershorit, gjë që nuk u bë. "
Kongresi u mblodh edhe për të qenë transparent, gjë që as kjo nuk ndodhi. Ai u mblodh vetëm për t'i dhënë një mandat shtesë Edi Ramës", deklaroi Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›