E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Mandati im ne funksion te PS

Pasi doli kandidat i pavarur në këto zgjedhje për shkak se mbeti jashtë listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, arben Malaj doli në një deklaratë për media ku siguroi se mandati që do të fitojë ai në Vlorë do të jetë në shërbim të PS-së dhe për ta mbrojtur këtë forcë politike nga qëndrimet neodiktatoriale.

"Sigurisht që marrja e këtij vendimi ishte e vështirë, por koha do të jetë gjykatësi më i mirë. Brenda këtij vendimi nuk ka asnjë element qejfmbetjeje, ndërkohë që unë kujtoj se kam kërkuar që të mos bëhën ndryshimet kushtetuese dhe nuk i kam votuar ato, kam kërkuar ndërprerjen e bojkotit parlamentare, kam protestuar për zvarritjet për riorganizimet e forumit rinor dhe të forumeve të gruas. Por ata që protestuan kundër vendimeve të drejtuesve të PS-së sot gjenden jashtë saj", tha Zgjedhjet 2013KQZ, listat në limitet kohoreRiker: KQZ mos jetë politikeLista zyrtare e kandidatëve të PD Malaj. Kandidati i pavarur siguroi se mandati i tijpolitik nuk do të këmbehet me asnjë karrige qeveritare dhe siguroi se deri në fund ai do të jetë në mbështetje të qytetarëve që dfo ta votojnë në Vlorë. Ashtu sikurse njoftoi edhe një ditë më parë, ish-kryetari socialist Fatos Nano deklaroi se do të jetë në krye të fushatës elektorale të kandidatit për deputet Arben Malaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›