Reeker KQZ mos jete politike

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se zgjedhjet e 23 Qershorit do të jenë
një provë kritike për gadishmërine e Shqipërisë për statusin e
kandidatit të BE-se. Gjate seancës së Komitetit amerikan të Helsinkit
për Shqipërinë, zevendesndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker vleresoi perparimin dhe shprehu mbeshtetjen.
“Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë…SHBA dhe partnerët tanë evropianë, kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rëndësi”, tha Reeker. Zgjedhjet 2013Malaj: Mandati im në funksion të PS KQZ, listat në limitet kohoreLista zyrtare e kandidatëve të PD Zëvendësndihmëssekretari Reeker tha se KQZ-ja nuk duhet të bëhet objekt ndërhyrjeje i asnjë individi, partie politike, apo institucioni, përfshirë Parlamentin. “Anëtarët e KQZ-së që janë përzgjedhur dhe caktuar mbi bazën e një konsensusi ndërpartiak dhe në përputhje me Kodin Elektoral, duhet të jenë apolitikë. Me të marrë detyrën, anëtarët e KQZ-së janë të angazhuar dhe të detyruar që t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të paanshme për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe zgjedhje demokratike në Shqipëri”, tha Reeker. Reeker i inkurajoi udhëheqësit e partive politike që të arrijnë një kompromis dhe shprehu besimin se ata mund ta bejne kete. Duke shpjeguar dinamikën e ndryshimit të përbërjes së KQZ-së pasi Lëvizjes Socialiste për Integrim u largua nga koalicioni qeveritar, Besa Shahini, analiste e Iniciativës Evropiane për Stabilitet tha se situata e krijuar paraqet dy sfida për organizimin e zgjedhjeve. Ajo e shpjegoi këtë përfundim me faktin që Kodi Zgjedhor nuk e parashikon shkarkimin e një anëtari të Komisionit për arsye balance politike. Por ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbert Galanxhi tha se është e padrejtë ndaj shumicës parlamentare që të jetë pakicë në Komisionin e Zgjedhjeve. Ai shtoi se gjithsesi parlamenti kishte vepruar për të hequr anëtarin e LSI-së jo për të respektuar balancën por sepse caktimi i tij ishte bërë në thyerje të ligjit. Kreu i Komisionit të Helsinkit, senatori Benjamin Cardin vlerësoi përparimin e shpejtë të Shqipërisë, në vitet pas rënies së komunizmit, por shtoi se në vitet e fundit ky ritëm ka ndryshuar dhe në disa raste disa shanse për përparim kanë humbur.