Malaj: Mos shisni votën tuaj, kush shet votën, blen varfërinë
TIRANE - Dy ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime dhe të mos shesin votat e tyre.
“Zgjedhjet e 23 Qershorit janë një moment shumë i rëndësishëm për vendin. Pjesëmarrja e masive e qytetarëve në votime do të përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve dhe do mundësojë rrotacionin politik me anë të votës. Nëpërmjet votës së lirë, qytetarët duhet të zgjedhin më të mirët, më të përkushtuarit, më të përgjegjshmit për t’i përfaqësuar ata.
Të rinjtë me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhje do të marrin vetë në dorë, fatin e tyre për një të ardhme më të mirë.
Procesi zgjedhor nga votimi, numërimi deri tek certifikimi i rezultatit nuk duhet të cënohet.
Të shmanget çdo votim familjar apo i ndikuar nga tendenca derfomuese të procesit.
Mos shisni votën tuaj. Kush shet votën, blen varfërinë.
Palët politike duhet të punojnë që të garantojnë një proces zgjedhor të besueshëm. Institucioni i votës së lirë është i shenjtë.
Të eliminohet çdo vonesë në procesin e numërimit.
Të eliminohet çdo tentativë për manipulimin e vullnetit të votuesve që dëmton kredibilitetin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e vendit.
Këto zgjedhje duhet të sjellin një qeverisje të qëndrueshme për vendin.
Nuk duhet të humbasim asnjë moment në rrugën e integrimit europian. “- thuhet në deklaratën e Arben Malaj.
(er.nu/BalkanWeb)