Malaj: Përmirësimi i punës së audituesve ligjorë, ndikim një treg më profesional dhe transparent

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministri i i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se garantimi i rritjes së cilësisë dhe përgjegjshmërisë së audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, forcimi i qeverisjes së brendshme të njësive ekonomike me interes publik, si dhe përmirësimi i punës së audituesve ligjorë do të ndihmojnë në krijimin e një tregu më profesional dhe transparent të auditimit ligjor.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet projektligji “Për auditimin ligjor”, Malaj theksoi se ky është raportimi financiar në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira, që po zhvillohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, si një partner strategjik, është një nga reformat e rëndësishme që Ministria e Financave po zbaton.
“Qëllimi ynë është jo vetëm rritja e cilësisë se raportimit financiar, transparencës, llogaridhënies, por edhe përmirësimi i klimës së të biznesit përmes thjeshtimit të procedurave”, tha ai.
/a.f/r.e/