Malaj: Pjesëmarrja ime në garë fton dhe nuk përjashton
"Një gjë e tillë do ta mbante të bashkuar Partinë Socialiste", ka theksuar dje në mbrëmje z. Malaj në emision “Ora e Debatit”, ndërsa ka nënvizuar se "e rëndësishme është që të ekzistojë mendimi ndryshe".
PS po përgatitet për Kongresin e Jashtëzakonshëm të 29 gushtit, ku do të përcaktohet qëndrimi i socialistëve për zgjedhjet e 28 qershorit si dhe do të zhvillohet procesi zgjedhor për kreun e ri të kësaj force të majtë.
Duke iu referuar mbajtjes së Kongresit, ai vuri në dukje se të gjithë ata që pengojnë hapjen e partisë nuk duhet të nxjerrin jashtë rendit të ditës propozimin e firmosur nga një numër i madh delegatësh për ndryshimet statutore.
"Po shikojmë nëse do të keqpërdoret apo jo rezoluta e Asamblesë Kombëtare që ka të bëjë me qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Nëse do të kërkohet bojkot i Kuvendit, atëherë kjo do të përkeqësojë marrëdhëniet në PS. Nëse Kongresi do të bëhet i mbyllur për mediat, ashtu si dhe Asambleja Kombëtare atëherë kjo do të rëndojë transparencën që ka pasur vazhdimisht partia", tha zoti Malaj.
Në këtë drejtim, ai u shpreh se një lider evropian dhe modern nuk duhet të ketë frikë nga debati publik në forumet e partisë dhe jashtë saj.
Duke komentuar pozicionin e kryetarit aktual të PS-së, Edi Rama, Malaj nënvizoi se "për mua Rama është në testin për të qenë një lider". Sipas tij, ne veprimet e fundit, Rama është duke humbur edhe atë kapital politik që ka krijuar këto vite dhe se atë (Ramën) po e dëmtojnë miqtë e tij.
"Edi Rama nuk duhet të cenojë kredibilitetin e tij pasi ka deklaruar se nëse humbiste zgjedhjet do të largohej. Ai duhet të reflektojë pasi çdo gjë do të ketë kosto edhe për vetë PS-në në të ardhmen", vijoi kandidati për kreun e PS-së.
Lidhur me takimin që ka pasur me liderin historik të PS-së, Fatos Nano, zoti Malaj informoi se biseda është përqendruar në situatën në PS pas zgjedhjeve të 28 Qershorit. "Nuk kemi folur me Nanon nëse ai do të më mbështesë mua, apo jo në këtë garë, por rreth opsioneve më të mira në këtë situatë dhe për të gjetur hapat konkretë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja", tha Malaj.
Sipas tij nuk përbën lajm takimi mes dy politikanëve apo dy deputetëve. "Jam takuar edhe me z. Mejdani dhe z. Ruçi dhe do të vlerësoja çdo mbështetje jo vetëm të zotit Nano në garën time, por edhe të çdo socialisti të thjeshtë", vijoi Malaj.
Ai sqaroi se "gara e tij për kreun e PS-së nuk synon t'i krijojë vështirësi kësaj force, por forcat politike duhet të kenë garë brenda tyre dhe më pas të kërkojnë garë në gjithë politikën tonë. "Pjesëmarrja ime në garë fton dhe nuk përjashton ", theksoi kandidati për kreun e PS-së.