E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Rames Para vendimit nje analize e thelle

Arben Malaj ka bindjen se perpara zgjedhjeve vendore te 8 majit eshte e nevojshme nje analize e thelle brenda PS-se dhe vetem me pas mund te mendohet per kandidatet dhe preferencat rreth tyre. Sipas Malajt rikandidimi i mundshem i Rames per te katerten here radhazi per kryetar bashkie ne kryeqytet eshte nje vendim i nxituar pasi me pare per te eshte mjaft e nevojshme nje analiza e plote e strukturave brenda selise roze.

Deputeti i Partise Socialiste dhe njekohesisht anetari i kryesise se kesaj partie i njohur si nje nder kundershtaret e politikes se ndjekur nga kreu socialist Rama Arben Malaj deklaroi se perpara zgjedhjeve vendore te 8 majit eshte e nevojshme nje analize e thelle brenda PS-se dhe vetem me pas mund te mendohet per kandidatet dhe preferencat rreth tyre. Sipas Malajt rikandidimi i mundshem i Rames per te katerten here radhazi per kryetar bashkie ne kryeqytet eshte nje vendim i nxituar pasi me pare per te eshte mjaft e nevojshme nje analiza e plote e strukturave brenda selise roze. PS-ja me Asamblene Kombetare ka qartesuar kriteret dhe fazat per seleksionimin e kandidateve per te qene e gatshme qe brenda afatit ligjor te regjistroje kandidatet ne KQZ. Une besoj se kjo periudhe duhet te jete periudhe e analizave me shume se e preferencave - u shpreh Malaj. Po ashtu ne fjalen e tij anetari i kryesise socialiste theksoi se ajo qe ka me shume rendesi per garen e tete majit eshte garantimi i kushteve te opozites nga ana e mazhorances per nje proces zgjedhor sipas standardeve. Sipas Malajt nese procesi nuk shkon mire kostot per vendin do te jene tejet te renda. Nese do te vazhdojme me te njejten gjuhe qe shikojme ne Parlamentin shqiptar ne mbledhjet e qeverise dhe ne aktivitetet e PD-se me nje agresivitet te rritur ndaj PS-se une besoj se vleresimi per zgjedhjet para dhe pas zgjedhjeve nuk do te jete pozitiv dhe do ti krijoje kosto shtese sfidave te vendit - deklaroi Malaj. Per deputetin socialist ideja e shprehur per shume kohe me radhe nga kreu socialist Edi Rama per zgjedhje te parakohshme mund te behet e vlefshme vetem nese PS-ja do te kete nje rezultat mjaft pozitiv ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndoshta ka akoma kohe per te korrigjuar dicka por jemi ne nje pale zgjedhje vendore qe do te ngjaje me shume si zgjedhje per te qartesuar vullnetin e votes popullore midis dy kraheve te politikes shqiptare. E dyta sigurisht qe ka nje kerkese maksimale qe jane zgjedhjet e parakohshme te cilat ne nje menyre ose ne nje tjeter do te testohet dhe nga rezultati zgjedhor i 8 majit - tha Malaj. Gjithashtu deputeti socialist shprehu besimin e tij se

opozita do te mund te arrije te mbaje edhe pas zgjedhjeve vendore qytetet kryesore ku ajo qeverise ne nivel vendor por nga ana tjeter ai theksoi serish kerkesen e tij per nje analize te thelle te Partise Socialiste. Keshtu kreu i Partise Socialiste Edi Rama serish haset me kritika ndaj menyres se si ai po drejton seline roze ku kete here ka qene deputeti Arben Malaj i cili kerkoi nga ai nje analize te thelle te strukturave te PS-se perpara zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011. Te tilla kritika Rama ka pasur edhe nga deputetet te tjere te selise roze te cilet madje jane shprehur edhe kunder rikandidimit te tij per kryetar bashkie pasi sipas tyre me mbartjen e dy detyrave ate te kreut te bashkise dhe ate te kreut te PS-se kryesocialisti nuk do te mund te jete i perkushtuar plotesisht ne drejtimin e forces politike qe ai drejton aktualisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›