Berisha lancon 380 projekte rajonale

Qeveria ben nje tjeter hap ne permiresimin e infrastruktures moderne ne Shqiperi duke vene ne zbatim shperndarjen e 380 projekteve ne mbare vendin
Qeveria i hap rruge zbatimit te 380 projekteve te reja ne te gjithe vendin ne kuader te zhvillimit rajonal. Keto projekte sipas Kryeministrit Sali Berisha perfshijne ndertimin e rrugeve dytesore shkollave kanalizimeve dhe ujesjellesve neper zona te ndryshme te vendit te cilat do te financohen sipas grantit te rajoneve. Gjate mbledhjes se djeshme te Komitetit te Zhvillimit te Rajoneve z. Berisha vuri ne dukje se projektet e reja do te modernizojne infrastrukturen e vendit dhe do te hapin vende te reja pune. Ai beri me dije se projektet do te shperndahen neper bashki e komuna nderkohe qe nenvizoi se pa infrastrukture nuk mund te kete nje zhvillim te bujshem te turizmit. Sipas Kryeministrit ne shperndarjen e fondeve do te zere peshe varferia. Z. Berisha informoi se kete vit do te nise edhe llogaritja e GDP-se se rajoneve. Ai pohoi se do te kete investime te shumta me qellim qe dallimet sa i perket varferise dhe problematikave te tjera rajonale te shkojne drejt ngushtesimit. Po keshtu duke folur per zhvillimin bujqesor rajonal Kryeministri tha se vitin e fundit u dyfishua eksporti i zarzavateve nderkohe qe sikunder tha ai jane rritur edhe siperfaqet e serave te diellit. Ndersa duke u fokusuar tek problemet e vendit Kryeministri ka njoftuar leshimin e grantit rajonal qe sipas tij ben te mundur shperndarjen ne komuna te 380 projekteve. Keto projekte perfshijne rruge dytesore fshatra e komuna lagje qytetesh shkolla kanalizime e ujesjelles. Pra ne teresi keto jane projekte me te cilat ne bejme nje hap ne permiresimin e infrastruktures moderne ne Shqiperi - deklaroi z. Berisha. Sipas tij kjo shperndarje behet mbi bazen e kritereve te reja te shpallura publikisht te drejta dhe te ndershme. Per arsye te mirekuptueshme qeveria ka perparesuar gjate viteve te shkuara rrethe te tera dhe kjo ka qene e pashmangshme. Nuk mund te mos perparesohej ultesira bregdetare pasi pa nje infrastrukture te pranueshme e moderne potenciali turistik i vendit nuk mund te zhvillohet. Nga ana tjeter ka dyfishim te eksportit te zarzavateve duhet te rritet siperfaqja e serave te diellit. Keto politika kane qene te drejta - ka sqaruar Berisha.
Nje tjeter prioritet i permendur prej tij ka qene lufta kunder varferise per te cilen qeveria ka hartuar politika te posacme.
Me shperndarjen e fondeve nje peshe ka marre varferia. Vetem kete vit INSTAT do te filloje perllogaritjen ne rajone te GDP-se qe ne menyre te padiskutueshme do te jete ne diferenca te medha. Ne studimin qe i eshte bere varferise nga Banka Boterore mesatarja e vendit shkon ne 12 per qind pasi kemi zona varferie. Politikat e qeverise synojne qe keto dallime te shkojne drejt ngushtimit - ka nenvizuar Berisha i cili eshte shprehur optimist mbi efektet e ketij plani dhe per pranimin e tij nga ana e opozites. Prandaj me kete ndarje qe behet ne permbushim kriteret dhe japim mundesi te nisin punimet ne 380 rruge ujesjellesa shkolle e kanalizime. Keto do te ndikojne pozitivisht ne hapjen e vendeve te punes ne shkollimin etj. Shpresoj qe qeverite vendore ta vleresojne kete hap teresisht neutral - theksoi z. Berisha.