E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj: Të ardhurat për frymë janë 10 383 euro

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se të ardhurat për frymë llogariten sot 10 383 euro për banorë, ndërsa borxhi për frymë 5200 euro për banorë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Malaj gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2025, tha se në vitin 2023 të ardhurat për frymë janë shumë herë më të larta në raport me borxhin për frymë, krahasuar me 2013-ën.

“Në vitin 2013 borxhi për frymë ka qenë rreth 2400 euro për banorë, aktualisht është rreth 5200 euro për banorë. Duhet ta shikojmë në raport me të ardhurat për frymë. Të ardhurat për frymë ishin 3 188 euro në 2013, ndërsa sot të ardhurat për frymë janë 10 383 euro”, deklaroi Malaj.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›