Malaj Ulja e borxhit me cdo menyre

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ish-ministër i Financave, deklaroi së fundmi se ulja e borxhit publik shqiptar ka rëndësi parësore dhe çfarëdolloj mënyre që të përdoret për ta realizuar këtë, është e pranueshme.
“Për të ulur borxhin publik, buxheti i shtetit ka nevojë të rrisë të ardhurat. Nëse nuk rezulton e mundur që të rriten të ardhurat mjaftueshëm përmes miradministrimit, duhet të rriten taksat”, tha Malaj në një leksion të mbajtur para studentëve të një universiteti privat.
Më herët, opozita ka deklaruar se dëshiron të ulë borxhin publik, por nuk ka përfshirë rritjen e taksave në opsionet në diskutim për të arritur këtë qëllim.
Nëse nuk rezulton e mundur që të rriten të ardhurat përmes miradministrimit, atëherë duhet të rriten taksat
Arben Malaj
Ish-ministër i Financave Rritja e taksave është sugjeruar si një mënyrë e sigurt për uljen e borxhit edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por që është refuzuar nga qeveria.
Borxhi publik i Shqipërisë është aktualisht pranë kufirit maksimal ligjor prej 60 përqindësh të PBB-së ose rreth 7.6 miliardë dollarë.
Qëndrimi aktual i qeverisë është që borxhi të mos ulet deri sa projektet infrastrukturore që ajo ka dëshirë të realizojë, si autostrada Tiranë-Elbasan, të kenë përfunduar.
Por kjo konsiderohet një strategji e rrezikshme, pasi në rast të një krize apo një fatkeqësie natyrore, qeveria nuk do të ketë mundësi të marrë borxh për të kapërcyer situatën e vështirë.
Rreth një javë më parë, Malaj propozoi në kuvend një marrëveshje të gjerë politike për të ulur borxhin publik dhe vënë nën kontroll financat e vendit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi
Qeveria i hapi rrugë dje marrëveshjes së financimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, vepër e konsideruar me rëndësi, pas asaj të Durrës-Kukës. Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Bondet shqiptare të emetuara në euro po shkëmbehen aktualisht në tregun dytësor ndërkombëtar me 11 për qind, ose afro 4 për qind më lirë nga çmimi i tyre i emetimit prej 7.5 përqindësh. Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit për emerimin e Ardian Fullanit si guvernator të Bankës Qëndrore edhe për një mandat të dytë. Qeveria, borxhlie e keqe
Opozita u shpreh e shqetësuar, se qeveria po rrit detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në buxhet.
Rritet referenca doganore për automjetet
Kur kanë kaluar gati tre muaj nga zbatimi i ligjit të ri për importin e mjeteve të transportit të përdorura, Ministria e Financave lëshon papritur një udhëzim që rrit taksat në doganë.
Lajmet kryesore
Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Veniten shpresat e qeverisë për emetim bondesh të reja
BE: Liria e medias thelbësore
Topi: Tolerancë e munguar
Leka Zogu në gjendje të rëndë