Leka Zogu ne gjendje te rende

Pretendenti i Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet i shtruar në spitalin nr. 5 në Tiranë.
Mjekët tregojnë se ai është shtruar një natë më parë pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.
Sipas bluzave të bardha, pretendeti i Fronit Mbretëror u cua në urgjencë në gjendje kome. Prej 24 oresh ai qëndron nën monitorimin e mjekëve, ndërsa po diskutohet mundësia e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.
Leka Zogu i parë prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa perfaqesimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bëre i biri, Princi Leka.
Ai është djali i Mbretit Ahmet Zogu dhe prej dy dekadash ka insistuar që Shqipëria të kthehet në mbretëri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Tolerancë e munguar
Kreu i shtetit kritikon politikën dhe retorikën dengiruese
BE: Liria e medias thelbësore
Qeveria, borxhlie e keqe
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë