Malaj: Uniteti formal e shndërron PS në repart ushtarak
“Në mënyrë konstante vlerësoj se rregullat formale nuk e sjellin në pushtet PS. Disiplina, uniteti dhe solidariteti formal e koncepton apo e shndërron PS në një repart ushtarak dhe jo si një bashkim vullnetarësh të inspiruar për të kontribuar për një të ardhme më të mirë të vendit të tyre. Kam dëgjuar referenca disipline të republikanëve amerikane apo të socialistëve grekë. Ndoshta për shkak të eksperiencës së munguar apo të vullnetit servil të tepruar, disa kolegë tregojnë se i ka të cunguara faktet dhe i ka të dëmshme analizat, qoftë edhe në shërbim të karrierës afatgjatë”, theksoi Malaj gjatë një interviste për gazetën KJ.
Pyetjes së bërë, nëse do të hynte në Parlament, ndërkohë që mund të përjashtohet nga partia, deputeti Malaj tha se vendimin për të mos hyrë në Kuvend nuk është çështje frike ndaj përjashtimit, por nga përgjegjësia morale.
“Çdo veprim i yni politik nuk synon të testojë se sa të fortë do të jenë kolegët tanë për të na dënuar, por sa ndikon Mendimi Ndryshe që PS të largohet sa më parë nga vetëradikalizimi i saj. Mos hyrjen në Parlament nuk e vonojmë nga frika e përjashtimit, por nga përgjegjësia morale ndaj anëtaresisë së PS. Kjo nuk është një garë me kolegët tanë për protagonizëm individual, kërkesa e përseritur publike për të ndërprerë bojkotin është sërish një rast konkret i përgjegjësisë sonë për t`i shërbyer me çdo kusht PS, në emër të së ardhmes së saj dhe të vendit tonë”, tha më tej Malaj.