Malaj: Zgjedhjet në FRESSH dhe në Forumin e Gruas para nëntorit

Malaj ndau me të pranishmit qëndrimin mbi domosdoshmërinë e riorganizimit të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas si dhe mbajtjen e Kongresit për zgjedhjen e strukturave drejtuese, një parakusht ky, sipas tij, për t’i kthyer vëmendjen dhe rëndësinë e merituar rinisë socialiste.
Malaj sugjeroi që zgjedhjet në të dy forumet të mbahen para kongresit të 5 nëntorit.
“Jam këtu me ju për të marrë nga ju mendimet më të vyera të rinisë shkodrane e për t’i përcjellë ato në mënyrë të zëshme në mbledhjet e partisë ku do të marrin formë edhe ndryshimet statutore. Opinioni publik duhet të ndjehet pjesë integrale e politikëbërjes duke shfaqur në këtë mënyrë një interes të shtuar ndaj aktivitetit dhe forcave politike në vend. Partitë politike duhet të modernizohen si parakusht për të modernizuar të ardhmen tonë të përbashkët, duke menduar kështu për brezat që vijnë”, theksoi z. Malaj në takimin e mbajtur në qytetin e Shkodrës.
Platforma Malaj, pasi të konsultohet nëpër qytetet dhe komunat e vendit do të jetë gati për t’u diskutuar ne forumin më të lartë të socialistëve, që është kongresi i 5 nëntorit.
2011-07-15 10:04