Tatimorët kontrollojnë plazhet e Durrësit

Gjatë aksionit të përbashkët janë konfiskuar pajisjet, çadrat dhe shezllonet e plazheve të paregjistruar në QKR, të cilat marrin para nga pushuesit dhe nuk paguajnë asnjë detyrim tatimor.
Nga administrata tatimore janë konfiskuar rreth 50 subjekte që kryenin aktivitetin në plazh pa u regjistruar në organin tatimor.
“Iu është mbyllur aktiviteti 10 subjekteve që kryenin aktivitetin e dhënies së dhomave me qira të paregjistruar në organin tatimor, si dhe janë vendosur një sërë gjobash për shkelje administrative të kodit tatimor”, deklaron inspektori i tatimeve në Durrës, Eltion Shaholli.
Aksioni i tatimorëve erdhi pas atij të policisë bashkiake të qytetit një ditë më parë, e cila nuk mundi të ndërhynte në dy subjektet që tentoi të kontrollonte dhe të bllokonte. Në të gjithë zonën e plazhit të Durrësit janë evidentuar mbi 50 subjekte që kryejnë aktivitet të paligjshëm. /Start/
2011-07-15 15:06