Malaj në Bruksel: Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj në fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e madhe të shqiptarëve ndaj Brukselit për mbështetjen e pandarë dhe inspirimin që i japin Shqipërisë.
Malaj gjithashtu theksoi se arroganca e qeverisë është një risk i madh për demokracinë, dhe qartësoi se rritja e protestave janë tregues i qartë e i pamohueshëm i impakteve negative të krizës politike dhe të keq-qeverisjes së vendit.
"Jam krenar që në Bruksel përfaqesoj vendim tim, i cili ka kontribute shumë pozitive për paqen dhe prosperitetin në rajon, duke eksportuar kështu vlera pozitive tek shqiptarët e rajonit dhe përtej tij", - është shprehur Malaj, duke argumetuar më pas arsyet pse Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave së bashku me statusin e vendit kandidat.
"Nuk jemi këtu për të ekspozuar krizën e vendit tonë, por si deputetë të të njëjtit vend të kthjellojmë situatën e vështirë dhe domozdoshmërinë për zgjidhjen e krizës. çdo vonesë do të të rrisë impaktet negative në ekonomi që edhe pas zgjidhjes së krizës do të kërkojnë kohë të rikuperohen", është shprehur Malaj gjatë diskutimit të tij në Bruksel.