E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle:Greva, jo çështje pushteti por dinjiteti

Greva dhe protesta nuk është çështje pushteti por çështje dinjiteti.Kështu u shpreh deputeti i PS-së Namik Dokle në protestën e sotme në mbështetje të grevistëve duke shtuar se transparenca e zgjedhjeve është kauza e të gjithë shqiptarëve.
"Politikanë të mëdhenj amerikanë kanë thënë se greva është forma më e respektuar e qëndrsës së një populli shtoi Dokle duke theksuar se kjo do të jetë greva e fundit pasi do t'i japim fund tiranisë.
Gjithashtu Dokle theksoi se kryeministri berisha do ti hap kutitë sepse opozita ka vetëm një betim "hap kutitë ose largohu". Ndërkohë duke iu përgjigjur edhe deklaratave të maxhorancës se nuk e lejojnë gjykatat hapjen e kutive Dokle theksoi se Berisha të mos tregojë përralla pasi nuk ka asnjë nen të kushtetutës që nuk lejon hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›