E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj në Shkodër: Zgjedhjet në FRESSH dhe në Forumin e Gruas të mbahen para kongresit

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj ishte në Shkodër ku prezantoi platformën e tij për Modernizimin e partive politike.

Prof Malaj ndau me te qendrimin mbi domosdoshmerine e riorganizimit te Forumit Rinor dhe Forumit te Gruas si dhe mbajtjen e Kongresit per zgjedhjen e strukturave drejtuese, nje parakusht ky per ti kthyer vemendjen dhe rendesine e merituar rinise socialiste. Malaj sugjeroj qe zgjedhjet ne te dy forumet te mbahen para kongresit te 5 Nentorit, thuhet në një njoftim që ka mbërritur nga zyra e shtypit pranë Malajt.

Ervini, nje tjeter i ri teper aktiv ne bisede, parashtroi nje pyetje qe kishte bente me pjesemarrjen e Prof Malaj-t ne grupin per ndryshime Statutore ne PS dhe qendrimin e tij ne lidhje me turin bashkebisedues neper rrethe. Jam ketu me ju per te marre nga ju mendimet me te vyera te rinise shkodrane e per ti percjelle ato ne menyre te zeshme ne mbledhjet e partise ku do te marrin forme edhe ndryshimet statutore. Opinioni publik duhet te ndjehet pjese integrale e politikeberjes duke shfaqur ne kete menyre nje interesit te shtuar ndaj aktivitetit dhe forcave politike ne vend. Partite politike duhet te modernizohen si parakusht per te modernizuar te ardhmen tone te perbashket duke menduar keshtu per brezat qe vijne, vijon më tej njoftimi.

Platforma Malaj, pasi te konsultohet neper qytetet dhe komunat e vendit do te jete gati per tu diskutuar ne forumin me te larte te socialisteve qe eshte kongresi 5 nentorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›