E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Akuzat e Metës ndaj prokurorisë, retorikë politike

Kryeprokurorja Ina Rama iu është përgjigjur gjatë ditës së sotme akuzave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili e ka akuzuar prokurorinë se e ka përndjekur politikisht dhe është kthyer në një Sigurim Shteti.

Ina Rama ka thënë se akuzat e Metës janë thjesht një retorikë politike dhe nuk kanë asnjë të vërtetë brenda.

Mund të them që këto akuza janë një retorikë politike. Në rastin në fjalë, nuk ka pasur asnjë shkelje proceduriale gjatë hetimeve, ka thënë kryeprokurorja Rama gjatë një takimi për Sfidat e Mijëvjeçarit, ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›